3 DITË, 4 NDESHJE
Nesër nis java e nxehtë për ekipet kosovare në BIBL
11 December, 2016 @22:08
Duke filluar nga e hëna, ekipet kosovare në ligën ballkanike do të kenë punë të vështirë. Kjo për shkak se zhvillohen ndeshjet e xhiros së nëntë të kësaj lige dhe ndeshjet nuk janë fare të lehta për ekipet.
Duke filluar sipas orarit, shkojmë radhazi.
TREPÇA
Të hënën, më 12 dhjetor 2016, Trepça në “Minatori” pret Feni Industries të Shkupit. Trepca ka bilanc 2-4 aktualisht, ndërsa Feni është i pari në Grupin B me bilanc 4-2.
BASHKIMI
Të martën, më 13 dhjetor 2016, Bashkimi pret Beroen e Bullgarisë në “Sezai Surroi”. Derisa Bashkimi është në formë të mirë me tre fitore radhazi së fundi dhe bilanc 3-4, Beroe ka bilanc 4-2, para kësaj ndeshjeje.
SIGAL PRISHTINA
Në të njejtën ditë, Sigal Prishtina, pa dy lojtarë të larguar së fundi, Marcel Jones dhe Andrew Lawrence, i shkon në mysafirllëk Kumanovës, që është lidere e Grupit A me bilanc 5-2. Sigal Prishtina ka bilanc aktual 2-2.
PEJA
Të mërkurën, Peja udhëton në Shkup për tu ndeshur me Karpos Sokolin e përforcuar së fundi. Peja është në formë të mirë dhe me disa ndeshje mangu, duke pasë bilanc 3-1 aktualisht, ndërsa Karpos ka bilanc 2-5.