BKT SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza
Bashkimi e Trepça, fitojnë
27 March, 2013 @21:15
Bashkimi dhe Trepça kanë shënuar sonte fitoret e tyre të radhës si mysafir. Bashkimi ka mposhtur Vëllaznimin, derisa Trepça Dritën.
Prizrenasit kanë qenë sonte mysafir në palestrën e tyre, pasi që Vëllaznimi kishte zgjedhur Sezai Surroin për të luajtur vendas këtë xhiro.
Vëllaznimit i mungoi sonte edhe trajneri, Pal Syla, i cili kishte rast vdekje dhe nuk kishte udhëtuar në Prizren.
Merovci me rekord të stinorit për Bashkimin
Bashkimi gjatë gjithë ndeshjes ka qenë më i mirë se Vëllaznimi dhe fitorja e tyre asnjëherë nuk erdhi në pyetje, derisa më së shumti u dallua Mustafë Merovci dhe treshja e huaj Mark Dawson, Rokas Uzas dhe Kejuan Johnson.
Merovci ka shënuar rekord pikët e tij të stinorit, por edhe të një lojtari për Bashkimin këtë stinor. Ai ka shënuar 37 pikë sonte. Qendra amerikane, Mark Dawson, ka regjistruar përsëri double-double, prej 28 pikëve dhe 17 kërcimeve. E te gjakovarët janë dalluar gashët. Valoni ka shënuar 29 pikë, derisa Qëndrimi ka shtuar 19 të tjera.
Trepça shuan Dritën
Në ndeshjen tjetër Trepça shënoi fitore ndaj Dritës, e cila u mundua, por asnjëherë nuk i bëri ballë mitrovicasve të kthyer në formë. Vetëm në çerekun e parë dhe të dytë gjilanasit deri diku i bënë ballë me lojë të barabartë, kur Trepça u shkëput në pjesën e fundit. Tabela aktuale
BKT SUPERLIGA, SONTE:
Vëllaznimi - Bashkimi | 90-111 Rezultati përfundimtar | (15-28; 31-28; 18-32 dhe 26-23) Rezultati sipas çerekëve | |
Drita - Trepça | 81-91 Rezultati përfundimtar | (20-22; 15-21; 18-22 dhe 28-26) Rezultati sipas çerekëve |
VËLLAZNIMI - BASHKIMI / TOP SHËNUESIT E NDESHJES
1 | Mustafë Merovci (Bashkimi) | 37 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Valon Gashi (Vëllaznimi) | 29 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Mark Dawson (Bashkimi) | 28 pikë | 17 kërcime | 2 asistime |
4 | Qëndrim Gashi (Vëllaznimi) | 19 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Rokas Uzas (Bashkimi) | 16 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
6 | Sami Hajzeri (Vëllaznimi) | 16 pikë | 1 kërcim | |
7 | Kejuan Johnson (Bashkimi) | 13 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
DRITA - TREPÇA/ TOP SHËNUESIT E DRITËS
1 | Fisnik Mehmet (Drita) | 19 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
2 | Brandon Shingles (Drita) | 15 pikë | 3 kërcime | 8 asistime |
3 | Driton Sylejmani (Drita) | 13 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Craig Blackmon (Drita) | 11 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
5 | Obinna Agomo | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |