VIENË

FBK
Kosova mposht gjermanët
27 March, 2013 @17:54
Përfaqësuesja U-18 e meshkujve të Kosovës ka arritur të mposht skuadrën gjermane, Vilsbiburg, në ndeshjen e dytë të grupit, në turneun masiv të basketbollit, Basketball Wien 2013.
Kosovarët sot kanë pasur një kundërshtarë më të fortë përballë, ndaj të cilit janë munduar më shumë se kundërshtarit të djeshëm.
Përzgjedhësi, Albert Sylejmani, u dha rastin përsëri të gjithë basketbollistëve që të paraqiten në ndeshje dhe Kosova në fund arriti fitore me rezultat 66-42.
Nesër përfaqësuesja e meshkujve luan ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër skuadrës letoneze, Lecava. Kosova nga dy ndeshjet e para ka shënuar dy fitore.
BASKETBALL WIEN 2013 - NDESHJA E DYTË
Vilbisburg - Kosova | 42-66 |