DALLAS

REUTERS/Mike Stone
Nowitzki vendimtar
27 March, 2013 @10:46
Në ndeshjen ku dy skuadrat kërkonin fitoren, ku nuk mjaftuan as katër çerekë që të përcaktohet fituesi, Dallas Mavericks, me ndihmën e Dirk Nowitzkit, arriti të triumfojë në vazhdime.
Ndeshja përfundoi me rezultat 109-102. Në vazhdime skuadra e trajnerit Rick Carlisle, Dallas, shënoi 12 pikë, 8 prej të cilëve erdhën nga gjermani Nowitzki. Ai në përgjithësi luajti me 33 pikë, për të cilin ishte shifra më e madhe në këtë stinor.
Dirk, pas lëndimeve gjatë stinorit, dalëngadalë është duke i ndihmuar skuadrës në fitore vendimtare. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e tyre dhe janë duke luftuar për një vend që çon në play-off.