PEJA

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Kthehet Dardani!
27 March, 2013 @12:07
Super ylli i Pejës, Dardan Berisha, pas lëndimit të pësuar i është kthyer stërvitjeve të hënën. Ai ka nisur të stërvis me skuadrën e verdhë nga Peja dhe sonte do të kuptohet a do të jetë në parket për ndeshjen me RTV 21, ka njoftuar sot faqja e klubit pejan në Facebook.
Peja është në seri prej 12 fitoreve me radhë, ndërsa ka shënuar 20 fitore nga 21 ndeshje të zhvilluara deri më tani, këtë stinor.
Sot fillon cikli i fundit i ndeshjeve të BKT Superligës me tre ndeshje, ndërsa Peja luan nesër në derbin e xhiros së XXII ndaj RTV 21 në Prishtinë.
Në ndeshjet e deritashme të stinorit, Peja i ka fituar të gjitha takimet (tre) ndaj skuadrës së udhëhequr nga boshnjaku, Adin Adinovic.
Ndeshjet e kësaj xhiroje. Tabela.