FEMRAT U-18

FBK
Shkelin gjermanet!
27 March, 2013 @18:05
Pas fitores në xhiron e parë të Basketball Wien, përfaqësuesja e femrave U-18 të Kosovës, ka arritur që të shënojë fitoren e radhës sot.
Vashat e kaltëra kanë mposhtur gjermanet e skuadrës Schwabing me rezultat 43-16, për të regjistruar fitoren e dytë në turneun e basketbollit që po mbahet në Vienë të Austrisë.
Në ndeshjen e nesërme ato takohen me skuadrën Rhodigium dhe pritet të kalojnë në fazën eliminatore të kësaj gare.
BASKETBALL WIEN 2013 - NDESHJA E DYTË
Kosova - Schwabing | 43-16 |