JAVA VI
Bashkimi favorit, të pamposhturit në Ferizaj
27 October, 2018 @12:44
Dy ndeshje luhen sot në Superligën e Kosovës në basketboll.
Me fillim nga ora 17:00, Bashkimi luan në Pejë ndaj Boreas vendase, takim i cili nis me prizrenasit favoritë, ndërsa vëmendja kryesore sonte shkon në Ferizaj, aty ku do të takohen dy skuadrat e pamposhtura sivjet në Superligë.
Në palestrën “Bill Clinton” të Ferizajit (për shkak që Pallati i Rinisë dhe Sporteve është nikoqir i ndeshjeve ndërkombëtare të hendbollit) mes vete përballen Prishtina dhe Rahoveci, dy skuadrat që pas 5 xhirove kanë bilanc 5-0 dhe e kryesojnë Superligën e basketbollit. Ky takim luhet me fillim nga ora 20:30.