SPECIALE
Karakteristikë e Superligës
26 October, 2018 @19:48
Pas pesë xhirove të kaluara në Superligë, TopSporti.com ka vërejtur një të dhënë interesante te një klub i Superligës.
Skuadra e re dhe debutuese në Superligë, KB Prizreni, që drejtohet nga trajneri Arbnor Rifati dhe ndihmësi i tij Vigan Bytyqi - ende nuk është listuar asnjëherë në emëroren e gjobave të përjavshme të Superligës, që FBK i paraqet në Informatorin e saj pas çdo xhiroje.
Derisa skuadrat tjera kanë marrë së paku gjobë për një gabim teknik që është minimalisht 50 euro për ekipin, e të tjerat kanë arritur shifrat e qindrave dhe mijërave eurove dënim, kjo për KB Prizrenin është ende gjë e panjohur në Superligë.
Përndryshe, Prizreni ka nisur mirë Superligën dhe aktualisht ka bilanc 3-2 në Superligë, duke kapur vendin e tretë.
Këtë fundjavë, bardhezinjtë udhëtojnë në Mitrovicë për tu ndeshur me Trepçën e përforcuar së fundi me edhe një lojtar të huaj shtesë.