THUNDER - CELTICS
Për 4:14 minuta pësuan vetëm 1 pikë
26 October, 2018 @11:15
Me mbrojtje të fortë në minutat e fundit të ndeshjes, Boston Celtics e mposhti Oklahoma Cityn me rezultat 101-95.
Oklahoma ishte në epërsi në çerekun e fundit, ku kishin mbetur edhe 4:14 minuta lojë, por seria fenomenale e Bostonit prej 16-1, ia solli fitoren keltëve në fund.
Jayson Tatum ishte koshashënuesi më i mirë te Bostoni me 24 pikë, ku u ndihmua edhe nga Marcus Morris me 21 pikë të tjera.
Te Oklahoma, 22 pikët e Paul Georget nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte fitorja e tretë e stinorit për Bostonin pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Oklahoma City Thunder ende nuk u njoftua me fitore sivjet.