PENZA (F) - BASHKIMI (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Bashkimi fiton derbin, shpallet kampion vjeshtor
24 November, 2018 @19:13
Kampioni aktual i Ligës së Femrave, Bashkimi, sonte në derbin e luajtur kundër Penzës në Karagaç, e mposhti kundërshtaren me rezultat 59-86, për ta përfunduar stinorin vjeshtor në maje të tabelës.
Në përballjen e dy skuadrave pa humbje, e tillë mbeti Bashkimi duke e mposhtur kundërshtaren me 27 pikë epërsi.
TABELA AKTUALE
Bashkimi me 8 fitore në tetë ndeshjet e zhvilluara e mbylli stinorin vjeshtor në krye të tabelës, ndërsa Penza ka bilanc prej 6 fitoreve e 1 humbjeve aktualisht.