MACCABI TEL AVIV - FENERBAHCE
Për 4 pikë triumfojnë
22 November, 2018 @22:44
Nënkampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, me vështirësi e mposhti Maccabi Tel Avivin me rezultat 70-74.
Ndeshja deri kah mesi i çerekut të katër ishte e barabartë, derisa basketbollisti i Fenerit, Marko Guduric, me 13 pikë të njëpasnjëshme, bëri dallimin për t’ia siguruar fitoren skuadrës.
Kostas Sloukas ishte koshashënuesi më i mirë te skudra turke me 18, kurse u ndihmua edhe nga Guduric 13 dhe Vesely 11 pikë të tjera.
Te Maccabi vetëm Angelo Caloiaro (17 pikë) dhe Scottie Wilbekin (15 pikë) ishin të vetmit që shënuan pikë dyshifrore.
Fenerbahçe aktualisht gjendet në pozitën e tretë me tetë fitore e një humbje, kurse Maccabi kah fundi i tabelës me 1 fitore e 8 humbje.