LAKERS - JAZZ

FOTO/ nba.com
Lakers fluturon mbi supet e Jamesit
24 November, 2018 @12:37
Po vazhdon ndikimi i super yllit LeBron James te Los Angeles Lakers.
Me ndihmën e Jamesit, Lakers mposhti Utah Jazzin me rezultat 90-83 në Staples Center.
Koshashënuesi më i mirë ishte Brandon Ingram me 24 pikë, LeBron Jamesi shkëlqeu me 22 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër, Alec Burks luajti me 17 pikë te Utah Jazz.
Kjo ishte fitorja e 11-të e Lakersit krahas shtatë humbjeve që i kanë dhe aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Utah Jazz ka bilanc prej 8 fitoreve e 11 humbjeve.