WARRIORS - BLAZERS

FOTO/ nba.com
Kampioni shpërthen pas katër humbjeve
24 November, 2018 @11:44
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, pas 4 humbjeve rresht, mposhti Portland Trail Blazersin me rezultat 125-97.
Warriorsat edhe në këtë ndeshje kishin mungesa si Stephen Curry, DeMarcus Cousins e Draymond Green, por për fitore u kujdesën Kevin Durant dhe Klay Thompson.
Durant luajti me 32 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, derisa Thompson i shënoi 31 pikë të tjera.
Te Portlandi u dallua Damian Lillard me 23 pikë.
Golden State Warriors ka bilanc prej 13 fitoreve e 7 humbjeve, ndërsa Portlandi 12 fitore e 7 humbje.