VËLLAZNIMI (F) - VUSHTRRIA (F)

Sihana Ramoja 35 pikë, Vëllaznimi pa problem
24 November, 2018 @16:53
Vashat e skuadrës gjakovare, Vëllaznimi, pa problem e mposhtën skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 80-25. Borozani.com
Te Vëllaznimi më e dalluara ishte Sihana Ramoja, e cila shkëlqeu me 35 pikë, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së saj.
Kjo ishte fitorja e tretë e Vëllaznimit krahas katër humbjeve që i kanë, derisa Vushtrria as pas shtatë ndeshjeve nuk ka fitore.
Vëllaznimi në xhiron e radhës do të përballet me Kastriotin, ndërsa Vushtrria me Penzën.