SUPERLIGA
Bashkimi i kthehet fitoreve
30 November, 2013 @19:02
Skuadra e Bashkimit sado pak i është kthyer ditëve të mira. Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe bindëse ndaj Pejës dhe Sigal Prishtinës, prizrenasit janë këndellur me fitoren e arritur ndaj Besës.
Ndeshja e luajtur në palestrën Sezai Surroi në Prizren, përfundoi me rezultat 75-64 në të mirë të Bashkimit.
Çereku i parë i ndeshjes kaloi me dominim të prizrenasve, të cilët krijuan epërsi deri në tetë pikë (18-10), derisa kjo periudhë përfundoi me rezultat 20-17.
Në gjysmën e parë të çerekut të dytë vendasit pikët i shënuan kryesisht nga treshet, ku u dalluan Dino Erceg me dy treshe dhe me një Adnan Mustafa. Megjithatë në fund të gjysmëlojës skuadrat shkuan në zhveshtore pranë rezultatit të barabartë 36-36, për të filluar gjithçka nga zero në pjesën e dytë të ndeshjes.
Seria 4-0 në fillim të çerekut të tretë përsëri krijoi epërsinë e skuadrës vendase dhe kjo epërsi u ruajt deri në fund të takimit, duke u thelluar madje deri në 14 pikë edhe 3 minuta e 35 sekonda pa mbaruar takimi.
Për Besën në këtë ndeshje debutoi përforcimi i ri amerikan, Chae Philips, i cili ishte në pesëshen e parë të pejanëve dhe e përmbylli takimin me katër pikë e tetë kërcime.
Koshashënuesit më të mirë në ndeshje ishte basketbollistët kroat të Bashkimit, Josip Blajic dhe Denis Vrsaljko, me nga 18 pikë secili, derisa te ekipi i Boris Kurtovicit u dallua David King me 14 pikë e katër kërcime.
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Josip Blajic | 18 pikë | 7 kërcime | 7 asistime |
2 | Denis Vrsaljko | 18 pikë | 13 kërcime | 3 bllokada |
3 | Justin Cecil | 12 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
4 | Dino Erceg | 11 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
5 | Altin Morina | 6 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
6 | Valentin Spaqi | 5 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Adnan Mustafa | 3 pikë | ||
8 | Albatrit Berisha | 2 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Besa
1 | David King | 14 pikë | 4 kërcime | |
2 | Quentin Demeritte | 11 pikë | 5 kërcime | |
3 | Sami Hajzeraj | 10 pikë | 3 kërcime | |
4 | Art Hajdari | 9 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Brad Kanis | 8 pikë | 8 kërcime | 2 bllokada/ 2 asistime |
6 | Arian Qallaku | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | Chae Philips | 4 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |