PJESA E PARË: TREPÇA-BASHKIMI

Foto: E. Behrami
Bashkimi mbyll pjesën e parë në epërsi
15 April, 2017 @19:57
Skuadra e Bashkimit ka arritur që të shkrijë epërsinë 7 pikëshe të Trepçës në çerek të dytë të takimit për të përfunduar pjesën e parë të ndeshjes në avantazh 43-45.
3 minuta para fundit të pjesës së parë Trepça kishte avantazh 41-34 ndaj Bashkimit, por ekipi prizrenas riktheu gjithçka në favor të vetin në fund të çerekut për të shkuar në pushim me avantazh 2 pikësh.
Pas 20 minutave lojë, te Trepça më efikasi mbetet Montrael Scott me 12 pikë. Ndërsa te Bashkimi më efikasi është Justin Black që ka shënuar 20 pikë.