REFERËT E NDESHJEVE

Përcaktohen gjyqtarët e xhiros XXVI
13 April, 2017 @15:21
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka deleguar referët dhe vëzhguesit për ndeshjet e xhiros së XXVI të Superligës, përfshirë edhe derbin ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që mund të përcaktojë renditjen përfundimtare të katërshes së Play-Offit.
Kështu, sipas orarit të ndeshjeve janë përcaktuar:
E premte (16e30) Peja-Rahoveci, Xh. Beqiri, E. Ugllari dhe N. Shabani. Vëzhgues: A. Hoxhaj.
E premte (19) Ylli-Prishtina, B. Berisha, A. Kasapolli dhe A. Djekovic. Vëzhgues: N. Hoxha.
E shtunë (19) Trepça-Bashkimi, Xh. Mumini, A. Gashi dhe B. Fejza. Vëzhgues: B. Ademi.
E diel (19) Vëllaznimi-Kerasan (zhvillohet në Prishtinë). A. Goqaj, D. Maxhuni dhe E. Obërtinca. Vëzhgues: G. Maloku.