DIRK NOWITZKI

Stinori i njëzetë!
14 April, 2017 @8:51
Super ylli veteran i Dallas Mavericksit, gjermani, Dirk Nowitzki, tregoi se edhe në stinorin 2017/18, do të jetë në skuadër.
Nowitzki ka një kontratë prej 25 milionë dollarësh për stinorin tjetër, derisa sikurse Kobe Bryant, do të përgatitet për stinorin e 20 të karrierës në të njejtën skuadër.
38 vjeçari, aktualisht gjendet në pozitën e 6 në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së dhe i nevojiten edhe 1159 pikë, për ta kaluar legjendën Wilt Chamberlain.