Ç1: PEJA - BASHKIMI

Bashkimi me +3 në çerekun e parë
27 April, 2022 @21:02
Ka përfunduar çereku i parë në ndeshjen në mes të Pejës dhe Bashkimit.
Bashkimi e nisi ndeshjen me një seri prej 0-7 pikëve, derisa Peja u këndell dhe e ngushtoi epërsinë prizrenase.
Rezultati aktual është 20-23 në favor të Bashkimit.
Corey Ross me 8 pikë është më i miri te Bashkimi, kurse te Peja Darius Washington me 7 pikë.