Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - BASHKIMI

Bashkimi në finale! Mposht kampionin për përsëritjen e finales pas 10 vitesh

Bashkimi në finale! Mposht kampionin për përsëritjen e finales pas 10 vitesh


11 February, 2022 @21:58

Ekipi që më së paku pritej të arrinte në finale, e ka bërë atë. Bashkimi me një luftë të pa shoq, me lojë luftarake, ka arritur të befasojë kampionin aktual të Superligës, liderin Ylli, për të siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi do të ndeshet në finale të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës Karagaç, që do të jetë përsëritje e finales së zhvilluar 10-vite më parë pikërisht në Karagaç kur kishte fituar Trepça.

Dhe tani, prizrenasit mund të kërkojnë kthimin e borxhit nga mitrovicasit në finale, trofeun!

Ylli që llogaritej favorit në këtë përballje është mposhtur nga Bashkimi me rezultat 72-78 [23-15, 14-24, 25-21, 10-18].


Dramë në sekondat e fundit, plotë gjuajtje të lira

Prizrenasit luajtën më mirë se suharekasit në çerek të dytë dhe të katërt të ndeshjes, veçanërisht kjo e fundit ishte dramatike, kur u fut në 10-minutësh të fundit me 2 pikë përparësi për Yllin.

Por, me një lojë të kujdesshme, betejë për secilin top dhe me dështimet për shënim në fund të ndeshjes nga Mikaile Tmusic (gjuajtjet e lira dhe mundësia për tre pikë) si dhe dy treshet e tentuara nga Gëzim Morina nuk përfunduan në kosh - Bashkimi siguroi finalen e madhe.


Florveus përsëri vendimtar

Fantastik ka qenë qendra e re e ekipit, John Florveus. Ai luajti me double double prej 17 pikëve dhe 12 kërcimeve, ndërsa bëri edhe 2 bllokada në fitore.

E tërë pesëshja e parë e ekipit shënoi pikë dyshifrore te prizrenasit, ndërsa me 16 të tjera u dallua Julien Lewis, që ka qenë edhe i pagabueshëm nga gjuajtjet e lira në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Ylli zgjaste kohën me faulime.

Valon Bunjaku ka pasur paraqitje të mirë me 13 pikë e 4 asistime, ndërsa Alban Veseli ka shutuar 3/5 për tri pikë për të bërë dallimin.

Shiko: SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Te Ylli nuk kanë mjaftuar 20 pikët e Erjon Kastratit dhe 18 të tjera nga Mikaile Tmusic. Starti i mirë i Tmusicit me tri pikë, nuk vazhdoi edhe në pjesën tjetër të ndeshjes dhe ai përfundoi me 6/15 natën.

Gëzim Morina shënoi vetëm 6 pikë sonte, ndërsa Henrik Sirko u ndalë në 6 pikë gjithashtu, duke bërë lojë në pjesë tjetër, me 8 asistime e 8 kërcime - të pamjaftueshme për finale.


Përsëritja e finales së dhjetë viteve më parë

Finlja e madhe Trepça-Bashkimi, të dielën me fillim prej orës 18:00 të dielën në Karagaç. Në finalen e atëhershme, kishte fituar Trepça. Ndërsa të dielën pritet të shihet a do të jetë përsëritja krejt identike, apo një kthim borxhi 10-vjeçar i Bashkimit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës