NË STARA ZAGORA
Bashkimi në kërkim të fitores së parë
25 October, 2016 @10:20
Basketbollistët e Bashkimit të Prizrenit kanë arritur dje në Stara Zagora të Bullgarisë ku sot kanë ndeshjen ndaj ekipit të Beroes.
Ekipi bullgar është ende i pamposhtur në ligën ballkanike dhe ka arritur dy fitore nga dy ndeshjet e para.
Në anën tjetër, Bashkimi, që nuk do ta ketë në dispozicion qendrën Gazmend Sinani të larguar, është duke e kërkuar fitoren e parë të ekipit këtë stinor në BIBL.
Basketbollistët e Bashkimit sot kanë kryer edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes së sontme, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se do ta ketë në dispozicion Marko Popovicin, që ka qenë i lënduar.
Ndeshja nis në ora 18:00 me kohën bullgare, pra 17:00 me orën tonë, ndërsa drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë treshja e referëve: Ognjen Jokic, Laszlo Bukuresti dhe Andrada Csender.