KBF BASHKIMI - KBF VËLLAZNIMI
FOTO / Arkiv
Bashkimi pa të huajat, me vështirësi ndaj Vëllaznimit
13 November, 2021 @17:03
Nënkampionja e Ligës së Femrave, Bashkimi, e mposhti Vëllaznimin me vështirësi 76-68.
Vëllaznimi deri në çerekun e tretë ishte në epërsi, por në çerekun e fundit lojtaret e Bashkimit arritën ta kthejnë rezultatin duke shënuar 33 pikë e pësuar 19 pikë.
Bashkimi në këtë ndeshje luajti me basketbolliste vendore, ngase javë më parë kishte larguar 2 basketbollistet amerikane, derisa Tequana Cox mungoi për shkak të ndeshjeve me kombëtaren e Trinidad e Tobagos.
Irma Konjusha me 22 pikë, 9 asistime, 5 kërcime, 2 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë, ishte më e dalluara te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Era Shatri me 17 pikë, 17 kërcime, 5 bllokada e 4 asistime dhe Sarra Vraniqi me 14 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.
Te Vëllaznimi u veçuan përforcimi i ri Kendra Williams me 22 pikë, 6 asistime e 4 kërcime dhe Rina Hoda me 19 pikë, 7 asistime e 3 kërcime.
Bashkimi pas 2 humbjeve rresht, e regjistroi fitoren e 3 të stinorit dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Vëllaznimi ka bilanc prej 2 fitore e 4 humbjeve.
Në xhiron tjetër, Bashkimi takohet me Kastriotin, derisa Vëllaznimi e pret Penzën.