KBF PENZA - KBF TREPÇA

Whitsitt me triple-double, Penza me lehtësi
13 November, 2021 @16:28
Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, pas humbjes ndaj Prishtinës, e mposhti Trepçën me rezultat 89-58.
Penza në çerekun e parë pësoi vetëm 9 pikë dhe në çerekun e dytë vetëm gjashtë, krijoi një avantazh të mirë, ku në pjesën e dytë e kontrolloi ndeshjen totalisht.
Cheah Rael Whitsitt ishte e pakapshme. Ajo luajti me shifrat magjike triple-double prej 26 pikëve, 18 kërcimeve e 10 asistimeve, derisa i rrëmbeu edhe 8 topa.
Te Trepça e vetmja që u dallua ishte Ta’Sharra Jeffries me 34 pikë, 7 kërcime, 5 topa të rrëmbyer dhe 2 asistime.
Penza me 5 fitore e 1 humbje ngritet përkohësisht në krye të tabelës, kurse Trepça me 1 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e parafundit.
Në xhiron tjetër Penza takohet me Vëllaznimin, derisa Trepça me Prishtinën.