VRESHTARËT

Trajneri i ri i Rahovecit sot debuton
13 November, 2021 @8:33
Përballja e Ligës Unike që llogaritet si ndeshje për xhiron përkatëse edhe në Superligë, do të jetë debutuese për trajnerin e ri të Rahovecit, Serhat Sehit.
Trajneri nga Turqia që përgjatë stinorit të kaluar ka qenë në krye të Trepçës së Mitrovicës ka ardhur në javën e kaluar te ekipi i vreshtarëve për të këndellur skuadrën, pasi që këta nuk kanë arritur të mposhtin asnjë skuadër të Superligës së Kosovës, pos Dritës.
Serhat Sehit zëvendësoi Fotis Takianos në krye të KB Rahoveci, derisa në tranzicion ekipin e drejtoi kosovari i ri por me përvojë në bankë të skuadrave dhe kombëtares, Illmen Bajra.
Rahoveci pret Yllin sot në ora 17:00 në Mizahir Isma, ndërsa skuadra shpreson që të arrijë fitoren e parë ndaj një skuadre tjetër të Superligës këtë stinor. Në Ligën Unike, Rahoveci është me gjendje më të dobët në renditje, duke pasur bilans 0-3. Kurse në Superligë është e parafundit me bilans 2-7.