ZYRTARIZIMI NGA LIGA BALLKANIKE

Bashkimi regjistrohet në BIBL
29 September, 2022 @11:47
Faqja zyrtare e BIBL ka bërë të ditur se pas aplikimit, KB Bashkimi është regjistruar në BIBL për stinorin 2022/23.
Menaxhmenti i ligës në fjalë i ka uruar mirë se ardhje ekipit prizrenas, që për të pestën herë do të merr pjesë aty.
Kujtojmë, Bashkimi në stinorin 2017/18 ka qenë finalist i garës, ku ishte mposhtur nga Levski në finale 83-72 në Arena të Samokovit.
Portokallezinjtë që këtë stinor drejtohen nga Darko Radulovic, nuk do të jenë ekipi i vetëm kosovar në garë, pasi që për BIBL këtë stinor ka aplikuar edhe KB Peja.
Sa i përket historisë, gara e parë ndërkombëtare që i ka pranuar ekipet kosovare në gjirin e saj BIBL, ka parë dy herë kampion nga Kosova, kur Prishtina fitonte garën në 2014/15 dhe 2015/16.