SUPERLIGA

TopSporti.com/ A.P.
Bashkimi siguron Play Off-in
10 April, 2021 @19:11
Pavarësisht rezultatit të ndeshjes përballë Sigal Prishtinës që po zhvillohet aktualisht, skuadra e Bashkimit ka siguruar Play Off-in në Superligë.
Kjo për arsye të humbjes së Trepçës në ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit, që përfundoi me rezultat 106-101.
Trepça e ka mbyllur pjesën e rregull të kampionatit me 11 fitore dhe 17 humbje, aq sa ka edhe Bashkimi numër të fitoreve.
Për shkak të rezultatit në ndeshjet e ndërmjetme Trepça ka bilanc më të dobët, që do të thotë se renditja në rast të pikëve të njëjta me skuadrat e tjera, e vendos ate më poshtë.
Bashkimi nëse e mposhtë Prishtinën do të shkojë në Play Off së bashku me Trepçën, ndërsa nëse Prishtina fiton ndaj Bashkimit, atëherë në Play Off do të shkojnë Prishtina dhe Bashkimi.