Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I PRIZRENIT U LUAJT NË "MIZAHIR ISMA"

Bashkimi vulos PlayOffin duke fituar derbin lokal

Bashkimi vulos PlayOffin duke fituar derbin lokal


5 March, 2023 @19:07

Bashkimi ka vulosur pjesëmarrjen në PlayOff, ndërsa me shumë gjasa pritet ta nis atë nga pozita e pestë, sipas renditjes tabelare dhe ndeshjeve të mbetura të stinorit të rregullt.

Pas pjesës së parë që i takoi Prizrenit të Edin Kërveshit, Bashkimi ka arritur të rikthehet në cerekun e fundit të ndeshjes duke e fituar atë 14-24 për të fituar duelin, 73-77.

Katër minuta para fundit të ndeshjes, Prizreni kishte epërsi 10-pikëshe, 71-61. Ndërsa për 2 minuta e gjysmë, Jones, Nixon e Samuels bën që portokallezinjtë të rikthehen në lojë ashtu që të bëhet ndeshja e nxehtë në fund, derisa me mosshënimin dhe gabimet e vendasve, Daniel Lekndreaj shënoi katër pikët e fundit të ndeshjes nga gjuajtjet e lira për fitore!

TABELA AKTUALE

Shkodrani ka qenë i pandalshëm sonte, ndërsa ka luajtur me 21 pikë, 5 asistime e 14 kërcime në fitoren e Bashkimit. Me 15 pikë e 6 kërcime luajti Samardo Samuels, ndërsa 13 të tjera dha Prentiss Nixon, që bëri edhe 5 asistime, ndërsa për tri pikë gjuajti 1/7!

Mundi i madh i treshes së huaj të Prizrenit, nuk mjaftoi. Adam Grant pa pushim sonte luajti dhe shënoi 22 pikë, ndërsa Cameron Williams dha 19 të tjera. Me humbje, Prizreni ende mbetet në rrezik për PlayOut, ndërsa matematikisht atyre u duhet edhe një fitore për të shpresuar për mosrënie nga elita.

Bashkimi në anën tjetër ka bërë bilans 11-13 për të qenë të sigurt në PlayOff, ndërsa me një fitore të radhës do të sigurojnë edhe vendin e pestë për stinorin e rregullt. Prizreni me 7-17, do të duhet në rastin më të mirë të mposhtë Vëllaznimin në duel direkt për të shpresuar në PlayOff.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga