PRIZREN
Bashkimi zyrtarizon Valon Bunjakun
2 July, 2021 @12:17
KB Bashkimi përmes një konference për shtyp të mbajtur sot në zyret e klubit, ka zyrtarizuar përforcimin e ri për sezonin 2021/22.
Basketbollisti prizrenas, Valon Bunjaku, është anëtar i ri i klubit portokallezi nga Prizreni, ndërsa faqja zyrtare e klubit ka shkruar “mirë se erdhe në shtëpi” për playmakerin.
Kujtojmë, Bunjaku është i rregullt në reprezentacionin e Kosovës në basketboll, ndërsa në stinorin e kaluar ai fitoi titullin kampion të Kosovës me Golden Eagle Yllin nga Suhareka si dhe edicionin e parë të Ligës Unike me këtë klub.
Në sezonin 2020/21 Bunjaku ka pasur mesatare prej 13.2 pikëve për ndeshje te kampioni, ndërsa ka regjistruar mesatarisht edhe 5.6 asistime e 4.9 kërcime.