Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIMODELIM I GARAVE NË BASKETBOLL

Basketbolli me Champions League

REUTERS/Arkiv

Basketbolli me Champions League


27 November, 2015 @9:14

Shtatë vendet udhëheqëse të basketbollit europian u takuan në Romë mbrëmë për të diskuatuar rimodelimin e garave ekipore në Kontinentin e vjetër. 

Nën drejtimin e kreut të FIBA-së, Horacio Muratore, kreut të FIBA Europe, Turgay Demirel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-së, Patrick Baumann, Federatat e Francës, Greqisë, Gjermanisë, Italisë, Rusisë, Spanjës dhe Turqisë kanë diskutuar për çështjen në fjalë. 

Në mbledhje u vendos që edhe basketbolli të ketë një Ligë të Kampionëve, ndërsa projekti do të punohet ende, pasi që parashikohet që të merr nismë në stinorin 2016/17. 

Në ndërkohë, projekti do t’iu paraqitet edhe Federatave tjera të basketbollit në Europë, për të treguar risitë që po planifikohen dhe mënyrat e pjesëmarrjes në të. 


 
Të gjitha lajmet nga