BRETT PRAHL
Basketbollisti që veshi fanellën e Pejës, në elitën polake
24 June, 2020 @15:25
Basketbollisti amerikan që veshi fanellën e Pejës në fillim të këtij viti dhe fitoi Kupën e Kosovës me ekipin verdhezi, është lojtar i ri i elitës polake të basketbollit.
Brett Prahl ka nënshkruar kontratë me ekipin elit nga Polonia HydroTruck Radom. Ekipi në fjalë ka pasur bilans 9-13 në stinorin e kaluar dhe me Prahlin 206cm të gjatë dëshirojnë të jenë më të fortë në pozitën 4.
Derisa ka qenë te Peja, Prahl 26-vjeçar, ka pasur mesatare prej 8.5 pikësh dhe 3 kërcimesh në ndeshjet e BIBL. Ndërsa në Superligë ka luajtur me mesatare prej 8.5 pikësh, 5.5 kërcimesh e 1.3 topa të rrëmbyer për ndeshje.
Ai nuk është i panjohur në ligën polake të basketbollit, pasi që para se të vinte te Peja ka luajtur për ekipin Polpharma në të njëjtën ligë me 12.4 pikë për ndeshje mesatarisht.