DEKLARATA E TRAJERIT TË YLLIT

Foto: KBYlli/ R. Gashi/ fb
Beciragic: Luajtën më mirë sonte
27 March, 2022 @22:24
Adis Beciragic ka thënë se kundërshtari ka luajtur më mirë se ekipi i tij sonte dhe kjo është arsyeja e thjesht e fitores së Prizrenit’16 në këtë ndeshje.
Ai ka qenë i shkurtër në deklaratën e tij pas ndeshjes, ndërsa ka thënë:
“Ata luajtën shumë më mirë se ne dhe kjo ishte arsyeja e fitores. Mbrojtja gjithashtu nuk ka qenë e mirë sonte, në krahasim me ndeshjen e parë dhe këto punë shkojnë kështu,” ka thënë Beciragic pas ndeshjes.
Ylli përkundër humbjes, mbetet lider i Superligës me një fitore më shumë sesa ndjekësja e parë, Trepça.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 4 ndeshje për tu zhvilluar, ndërsa Ylli në xhiron e radhës takohet me Prishtinën.