Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC, PAS FITORES NDAJ TREPÇËS

Beciragic: Mund ta fitonin edhe ata, vendosi koncentrimi

Beciragic: Mund ta fitonin edhe ata, vendosi koncentrimi


22 May, 2022 @22:14

Trajneri i Yllit, Adis Beciragic, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Trepçës në ndeshjen e parë të serisë finale të PlayOffit të Superligës ka thënë se ka vendosur një nivel pak më i madh i koncentrimit të ekipit të tij.

Ai ka thënë se Ylli e Trepça në shumëcka janë të njëjtë dhe nëse humbet koncentrimi i ekipit të tij, sic ka ndodhur sot në cerek të dytë të ndeshjes, atëherë - gjasat janë 50-50 për titull.

“I falenderoj si lojtarët e mi ashtu edhe ata kundërshtarë. Të dyja ekipet kanë qenë më konstantet përgjatë gjithë stniorit dhe tashmë me plotë meritë janë në finale. Ato janë të ngjajshme edhe në talent dhe në performanca të treguara,” ka thënë fillimisht Beciragic.

“Pak më shumë koncentrim në 5 minutat e fundit të ndeshjes është ajo që ka bërë dallimin, mund të them, nëse duhet të them si e fituam ndeshjen, pasi që edhe ata kishin rast për ta fituar krejt në fund,” ka shtuar ndër të tjera trajneri boshnjak i Yllit.

Ndërsa në fund ka thënë se ai pret që e tërë seria finale e PlayOffit të jetë e ngushtë dhe se ndeshjet pritet të vendosen në këtë mënyrë.

Dueli i radhës i serisë finale zhvillohet të enjten, në Minatori të Mitrovicës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga