ALL STAR

REUTERS/Jeff Haynes
Befasoi rookie Lillard
17 February, 2013 @13:39
Lojtari i Portland Trail Blazers, Damian Lillard, sivjet është kanditat për ta fituar çmimin “rookie of the year”. Ai në vitin e parë të karrierës së tij, është duke luajtur shumë mirë në skuadrën e Portlandit.
Talenti Lillard, tregoi shkathtësitë edhe në All Star, duke i lenë mbrapa lojtarët si Jeremy Lin dhe kampionin aktual të kësaj gare Tony Parker.
Damian në finale e mposhti, lojtarin nga Easti Jrue Holiday. Lillard e përfundoi garën për 29,8 sekonda.