ILIEVSKI
Berisha e Abukar, të pandalshëm
2 March, 2016 @14:51
Marjan Ilievski është rikthyer me humbje në Prishtinë, qytet ky ku ai ishte shpallur kampion i Ligës Ballkanike një vjet më parë.
Ish trajneri i Sigal Prishtinës është mposhtur me skuadrën e tij, Kozuv, duke i vështirësuar kështu gjasat për kualifikim në gjysmëfinale.
Ilievski pas ndeshjes ka paranuar se ka qenë e pamundur të ndalen Dardan Berisha e Mohamed Abukar, ndërsa është ankuar për lëndimet në skuadrën e tij.
“Që në fillim e kemi ditur se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Sigal Prishtina luan mjaft mirë në shtëpi. Ne kishim të lënduar tre lojtarë kyç të skuadrës. Provuam të luajmë me Nesovicin, por ai nuk ishte në nivelin e tij më të lartë. E filluam ndeshjen shumë mirë dhe provuam që ta ndalim Berishën e Abukarin, por kur ata janë në ditën e tyre, është e pamundur që të ndalen. Dua ta falenderoj Prishtinën dhe tifozët për mikpritjen e tyre të ngrohtë,” tha ndër tjerash Ilievski, shkruan faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.
Skuadra e Kozuvit aktualisht ka një fitore dhe tre humbje në grupin D, në të cilin është e përfshirë edhe Sigal Prishtina e Peja.