Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS INCIDENTIT

Berisha kërkon falje

BOROZANI/Lis Dorambari

Berisha kërkon falje


2 February, 2016 @11:11

Agron Berisha, trajner i Yllit, është prononcuar për herë të parë pas sulmit fizik ndaj referit Xhelal Mumini në ndeshjen Trepça-Ylli. 

“Me sinqeritet të madh distancohem nga veprimi im, ngase nuk i përket vlerave të mija në veçanti e basketbollit në tërësi. Ngjarja e fundit ku unë kam sulmuar gjyqtarin Mumini nuk i përket aspak intelektit, bagazhit e moralit tim, por jeta në disa momente të sprovon me gjëra që nuk i dëshiron askush,” ka shkruar Berisha në një postim të tijin. 

“Me këtë deklaratë kërkoj nga krerët e FBK-së që të merren për bazë argumentet dhe sinqerisht pasi që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në rrahje, skandale etj. Shpresoj që dënimi im të jetë minimal me shpresë që kjo të jetë hera e fundit dhe të mos përsëritet asnjëherë në karrierën tim,” ka shkruar ndër të tjera ai. 

Ndeshja Trepça-Ylli ishte ndërprerë pas sulmit të Berishës drejt Muminit, 2 minuta e 5 sekonda para fundit të ndeshjes, pranë rezultatit 73-70 në të mirë të Trepçës.

 

Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes KB Trepca – KB Golden Eagle e zhvillur me 31.01.2016 në Vushtri unë Agron Berisha…

Posted by Agron Berisha on Tuesday, 2 February 2016

 


 
Të gjitha lajmet nga