DERBI I FUNDIT TË TABELËS

Besa arrin fitoren e parë
6 November, 2014 @21:44
Besa e Pejës ka arritur të shënojë fitoren e parë në Superligë pas gjashtë xhirove të zhvilluara.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Fabian Gjuka ka mposhtur Kastriotin në Ferizaj me 16 pikë dallim, 70-86, për tu gëzuar për herë të parë në Superligë.
Kastrioti, tashmë ka mbetur ekipi i vetëm në Superligë pa fitore, pas kësaj ndeshjeje.
Për ekipin ferizajas sonte debutuan edhe dy përforcimet e fundit, Vincent Williams dhe Enes Hadzibulic, që treguan lojë të mirë dhe ishin më të dalluarit te ekipi i tyre i ri.
Derisa, Besa në anën tjetër, pa përforcimin e paralajmëruar, Philip Brooks, ka arritur që të shënojë fitore në saje të lojës së mirë të lojtarëve që i ka pasur në ekip edhe para kësaj xhiroje.
Manny Richardson ka qenë basketbollisti që u dallua më së shumti sonte te Besa, duke regjistruar double-double prej 19 pikëve dhe 16 kërcimeve, derisa atij i ndihmuan edhe Arian Qallaku dhe Ummar Shannon me nga 21 pikë të shënuara secili.
Shannon ishte shumë afër double-double’it, pasi që i mungoi 1 asistim për të realizuar këtë numër.
Kastrioi i Visar Xhemajlit përkundër lojës së mirë të të huajve në ekip, nuk erdhi ndihma e duhur nga lojtarët lokal.
Hadzibulic shënoi 22 pikë, Williams 18, derisa Donald Lawes regjistroi double-double prej 12 pikëve dhe 13 kërcimeve në humbjen e radhës për ekipin ferizajas.
Statistikat ekipore:
Kastrioti | Besa | ||
Çereku i parë | 22 | 27 | |
Çereku i dytë | 18 | 17 | |
Çereku i tretë | 14 | 21 | |
Çereku i katërt | 16 | 21 | |
Kërcime | 43 | 39 | |
Asistime | 21 | 21 | |
Bllokada | 0 | 11 | |
Topa të vjedhur | 2 | 8 | |
Topa të humbur | 15 | 6 | |
Tentime për tre pikë | 5/35 | 5/22 | |
Tentime nga loja | 26/79 | 36/73 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 13/21 | 9/17 |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Enes Hadzibulic | 22 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
2 | Vicent Williams | 18 pikë | 5 asistime | 1 kërcim |
3 | Donald Lawes | 12 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
4 | Reuben Werber | 11 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
5 | Gent Shabani | 4 pikë | 14 kërcime | 5 asistime |
6 | Hysen Sadiku | 3 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Besa
1 | Umar Shannon | 21 pikë | 9 asistime | 2 kërcime |
2 | Arian Qallaku | 21 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
3 | Manny Richardson | 19 pikë | 16 kërcime | 3 asistime |
4 | Shawntez Patterson | 11 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Beqë Kovaqi | 7 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
6 | Dominique Scales | 4 pikë | 5 kërcime | |
7 | Shpend Gashi | 3 pikë |