Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAS-ATL

Ginobili shpëton kampionin

REUTERS

Ginobili shpëton kampionin


6 November, 2014 @9:59

Argjentinasi Manu Ginobili, ka nxjerrë faqebardhë kampionin aktual të NBA-së, San Antonio Spurs në ndeshje ndaj Atlanta Hawks sot. 

Gjatë rezultatit të barabartë 92-92, ai organizonte akcionin e radhës për Spurs dhe vendos të depërtojë në kosh. Futet në mes të tre kundërshtarëve dhe para se të gjuaj, i shkaktohet faul. 

Ginobili shënon për 94-92, derisa në sulmin e fundit, pa shpresë, maqedonasi Pero Antic tenton për tresh afërsisht nga gjysma e fushës për Atlantan - që i siguroi fitoren e 17-të me radhë të San Antonios ndaj Atlantës në shtëpi. 

Qendra Tim Duncan luajti me double-double prej 17 pikëve dhe 13 kërcimeve në fitoren e kampionit, që tani ka bilanc (2-1). Tony Parker gjithashtu shënoi 17 pikë, derisa Ginobili nga banka ndihmoi me 12 sosh në fitore. 

Te Hawksat (1-2), Demarre Carroll dhe Paul Millsap ishin më të dalluarit, me nga 17 pikë secili. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA