Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Besa demolon Vëllaznimin

BOROZANI/Lis Dorambari

Besa demolon Vëllaznimin


28 February, 2015 @18:24

Besa e Pejës ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në Karagaç thellë, 102-75. 

Fitorja e Besës ka qenë shumë domethënëse për ekipin pejan, që po lufton për mbijetesë dhe me këtë triumf ata i janë afruar edhe me pikë Vëllaznimit dhe mund t’i rrezikojnë në luftë për mbijetesë. 

Alex Carcamo me 30 pikë të shënuara ka qenë njeriu kryesor i kësaj ndeshjeje, derisa atij i kanë ndihmuar edhe Beqë Kovaqi e Elvan Iljazi me nga mbi 20 pikë të shënuara secili, si dhe amerikani Joshua Mason me 17 tjera. 

Te Vëllaznimi, më të dalluarit kanë qenë Korab Prekazi me 20 pikë të shënuara, derisa ndihma e ardhur nga Ujkan Karanezi, Blendi Matoshi dhe Gent Zeka, nuk ka qenë e mjaftueshme për më tepër te kuqezinjtë. 

Besa me këtë fitore ngrit bilancin në 4-17, derisa Vëllaznimi kalon në 5-16. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

BESA VËLLAZNIMI
Çereku i parë 16 18
Çereku i dytë 29 16
Çereku i tretë 27 13
Çereku i katërt 30 28
Kërcime 49 40
Asistime 31 14
Bllokada - -
Topa të vjedhur 6 12
Topa të humbur 15 10
Tentime për tre pikë 9/15 10/34
Tentime nga loja 36/63 28/79
Gjuajtje të lira 21/29 9/20


Statistikat individuale te Besa

1 Alex Carcamo 30 pikë 20 kërcime 7 asistime
2 Beq Kovaqi 22 pikë 6 kërcime 7 asistime
3 Elvan Iljazi 21 pikë 2 kërcime 1 asistim
4 Joshua Mason 17 pikë 4 kërcime 10 asistime
5 Dion Basha 6 pikë 2 kërcime 3 asistime
6 Kushtrim Zeqiraj 4 pikë 11 kërcime 3 asistime
7 Rron Deçani 2 pikë - -


Statistikat individuale te Vëllaznimi

1 Korab Prekazi 20 pikë 6 kërcime 1 asistim
2 Blendi Matoshi 13 pikë 6 kërcime -
3 Gent Zeka 11 pikë 6 kërcime 2 asistime
4 Ujkan Karanezi 10 pikë 7 kërcime 1 asistim
5 Sami Hajzeraj 8 pikë 3 kërcime 2 asistime
6 Driton Rraci 6 pikë 1 kërcim 1 asistim
7 Imer Tahiri 4 pikë 5 kërcime 6 asistime
8 Valon Gashi 3 pikë 3 kërcime 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga