Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Besa mposht edhe Dritën

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Besa mposht edhe Dritën


24 November, 2013 @20:43

Besa e Pejës ka arritur të shënojë edhe fitoren e tretë në Superligë sonte duke e mposhtur Dritën e Gjilanit në palestrën Karagaç të Pejës me rezultat 86-78. 

Pejanët ia nisën shumë mirë ndeshjes duke arritur që të krijojnë epërsi të madhe në çerekun e parë, të cilën e mbajtën edhe në të dytën. 

Mirëpo, në çerekun e tretë Drita iu afrua shumë Besës duke e sjellë dallimin në vetëm 3 pikë në të mirë të Besës. Sidoqoftë, krejt në fund Besa arriti fitoren e tretë në kampionat, derisa Drita regjistroi humbjen e pestë të saj. 

Për Dritën debutoi sot ish basketbollisti i Teodos Takais Brown, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes duke mos pushuar asnjë minutë. 

Te ekipi fitues më i dalluari ishte qendra e gjatë, Brad Kanis, i cili luajti me efiçencë 27, duke shënuar 13 pikë dhe 14 kërcime për të kompletuar double-doublein e tij. 

Gjithashtu të efektshëm kanë qenë edhe Quentin Demeritte me 14 pikë, pastaj David King që gjithashtu shënoi 14 pikë. 

Në anën tjetër te gjilanasit Takais Brown ka debutuar me efiçencë më të mirë, duke arritur kuotën 27, i cili për një kërcim nuk arriti double-double në debutim. Brown shënoi 20 pikë, regjistroi 9 kërcime.

Statistikat e ndeshjes ju sjellim më vonë. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



Statistikat ekipore

Besa Drita
Çereku i parë 28 15
Çereku i dytë 14 18
Çereku i tretë 17 23
Çereku i katërt 27 22
Asistime 19 2
Kërcime 36 23
Bllokada 3 0
Topa të vjedhur 7 5
Topa të humbur 19 15
Tentime për tre pikë 2/12 5/25
Tentime për dy pikë 33/46 24/53
Tentime nga gjuajtjet e lira 14/24 15/29


Statistikat individuale te Besa

1 Quentin Demeritte 14 pikë 6 asistime 5 kërcime
2 David King 14 pikë 5 kërcime
3 Brad Kanis 13 pikë 14 kërcime 3 asistime
4 Arian Qallaku 12 pikë 5 kërcime 2 topa të vjedhura
5 Kevin Dukes 12 pikë 4 asistime 3 topa të vjedhura
6 Arti Hajdari 12 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Sami Hajzeri 5 pikë 3 kërcime 2 asistime
8 Beqë Kovaqi 2 pikë 2 kërcime 1 asistim
9 Dion Basha 2 pikë


Statistikat individuale te Drita

1 Adem Dushica 22 pikë 3 kërcime 1 top të vjedhur
2 Takais Brown 20 pikë 9 kërcime 1 top të vjedhur
3 Driton Sylejmani 13 pikë 3 kërcime 1 asistim
4 Jermelle Fraser 12 pikë 2 kërcime 1 asistim
5 Arian Mehmeti 5 pikë 6 kërcime 1 top të vjedhur
6 Laurant Ibrahimi 3 pikë
7 Kushtrim Bajramaliu 3 pikë

 
Të gjitha lajmet nga