PEJË

Fotot: FCBesaPeja/ fb
Besa Peja nis përgatitjet për edicionin e ri të garave
7 July, 2025 @14:34
Ekipi pejan, Besa Peja, që ka nisur lëvizjet në lojtarë dhe shtab teknik gjatë muajit të kaluar, tashmë gati ka të kompletuar ekipin dhe veçse ka nisur përgatitjet për stinorin 2025/26 të Ligës së Parë.
Përmes një njoftimi, verdhezinjtë pejanë kanë bërë të ditur se nën direktivat e Fisnik Papuqit, ata kanë nisur fazën parapërgatitore, ku i tërë ekipi është rikthyer për të hapur kapitullin e stinorit të ri.
“Sot, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, kemi filluar fazën parapërgatitore!
Ekipi është rikthy me shumë motivim nën udhëheqjen e trajnerëve, duke hapur kështu kapitullin e parë drejt sezonit të ri.
100 herë Besa, Besë!” — shkroi FC Besa Peja në njoftim.
Ekipi pejan, që mori Phoenixin dhe ndërroi emrin në Besa Peja në stinorin e kaluar në Ligë të Parë - Grupi A të Kosovës përfundoi në pozitë të gjashtë nën drejtimin e Megzon Visokës, duke tubuar 32 pikë.