RIKTHEHET TE KLUBI KU U RRIT

Fotot: FCLiria/ fb
Fitim Susuri prezantohet te Liria
6 July, 2025 @16:28
Deri tash kishte veshur fanellën e Suharekës, për tu rikthyer te ekipi i tij Liria së fundi, pasi që u prezantua aty. Fitim Susuri 26-vjeçar që luan si mesfushor me tipare ofanzive ka luajtur edhe për Prishtinën pak, ndërsa tash rikthehet në shtëpi.
“Fitim Susuri rikthehet në shtëpi – aty ku gjithmonë e ka pasur vendin.
Me fanellën bardhë e zi mbi supe dhe me zemrën plot përkushtim, Suso është gati të japë maksimumin për FC Liria.
Ky rikthim nuk është thjesht një transferim – është kthimi i një figure që përfaqëson shpirtin dhe karakterin e klubit tonë.” — shkroi FC Liria në njoftim.
Ai bëri 4 asistime në stinorin e kaluar në Superligë me Suharekën. Suhareka gjithashtu nuk mbijetoi në Superligë, në stinorin debutues të tyre aty. Kalimi i tij te Liria jep shpresa për bardhezinjtë që do të drejtohen prej Klodian Duros, për një luftë të denjë në kërkim rikthimi për Superligë.