PARA FUNDJAVËS
Besa përforcohet
28 November, 2013 @23:48
Besa e Pejës që ka shënuar deri më tani tre fitore në Superligë, ka paraqitur për regjistrim edhe një lojtar të huaj për këtë fundjavë.
Fjala është për fundorin amerikan Chae Philips i cili është 180 centimetra i gjatë dhe përveç Connecticutit nuk ka bërë përvojë në ndonjë ekip tjetër të ligave amerikane.
Besa deri më tani ka shënuar tre fitore krahas gjashtë humbjeve që ka. Këtë fundjavë ata ndeshen me Bashkimin në Prizren, ku kërkojnë fitore.
Amerikani në fjalë do të ketë të drejtë loje nëse klubi kompleton dokumentacionin dhe paguan shifrën e nevojshme të parave për regjistrim.