LOS ANGELES
Lakers fiton në Brooklyn
28 November, 2013 @12:38
Dy skuadra që po lënkunden sivjet u përballën në Barclays Center të Brooklynit. Edhe Lakers edhe Brooklyn Nets, kanë mungesa tepër të rëndësishme në skuadër.
Lakers ishte në epërsi të dukshme në tre çerekët e parë, ndërsa në fund skuadra vendase arriti ta zvogëlonte epërsinë. Trajneri Jason Kidd, bëri gjithçka për të fituar.
Ai, në fund nuk kishte të drejtë të kërkonte Time Out, por me dinakëri, iu drejtua lojtarit të vet Tyshawn Taylor dhe tha “më godit”, derisa mbante një pije në duart e tij. Me rrëzimin e pijes në parket, gjyqtarët u detyruan ta ndalin lojën.
Megjithatë, lojtarët e Netsit nuk arritën që ta fitojnë ndeshjen përkundër taktizimit të Kidit, ndeshje kjo që përfundoi në favor të Lakersave me rezultat 99-94.
Nick Young, ishte më i miri tek mysafirët me 26 pikë, gjithashtu u dallua edhe Paul Gasol me 21 pikë e tetë kërcime. Në anën tjetër te Brooklyn, Joe Johnson luajti me 18 pikë e katër kërcime.
Lakers me këtë fitore barazon bilancin në 8 fitore e 8 humbje, ndërsa Brooklyn Nets e regjistroi humbjen e 11-të, derisa kanë vetëm katër fitore.
Video
Ngulitja e Johnsonit