Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERDERBI KOSOVAR

Prishtina fiton dramën, Peja pa fitore

Borozani/ Erdis Driza

Prishtina fiton dramën, Peja pa fitore


27 November, 2013 @19:10

Tre tentime të fundit të Pejës me anë të Samir Shaptahovicit në momentet e fundit të takimit shkuan huq për të dalë fituese Sigal Prishtina në ndeshjen më dramatike të stinorit deri më tani në Balkan League. 

Superderbi kosovar i ligës ballkanike arsyetoi tërësisht epitetin e saj ku të dyja palët treguan lojë dinamike dhe tejet interesante me gjithçka të treguar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. 

Sigal Prishtina ia nisi shumë mirë takimit duke krijuar avantazh të madh në fund të çerekut të parë të lojës, 26-15. 

Mirëpo dy çerekët i takuan tërësisht ekipit të Daniel Lutzit që me mbrojtje shumë të mirë ndalën Prishtinën në 14 pikë, derisa pejanët shënuan 35 pikë në çerekun e dytë dhe të tretë të lojës. 

Sidoqoftë, dy skuadrat më të mira kosovare kishin rezervuar dramën për fund sikur në filmat e Hollywoodit, për të përfunduar ndeshjen me barazim dhe për të kërkuar fituesin në vazhdime, pasi që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 61-61. 

E në fund Sigal Prishtina vetëm me anë të gabimeve të Pejës arriti që të fitojë në fund, pasi që Samir Shaptahovic përveç që humbi tre topa në sulmet pejane, ai nuk arriti të shënojë nga tre tentimet e sekondave të fundit për të barazuar dhe për të çuar ndeshjen në vazhdimin e radhës. 

Peja nuk kishte fat as sa i përket basketbollistëve, pasi që në mungesë të dyshes së larguar, Vedran Morovic e Mirza Ahmedbasic, atyre në çerekun e fundit iu lëndua edhe Drilon Hajrizi, ndërsa në vazhdime luajtën edhe pa veteranin me përvojë, Fred House, i cili u desht të largohet nga loja për shkak të pesë gabimeve personale. 

Sa i përket rëndësisë, Tay Waller dhe Aurimas Kieza me koeficientin 10, ishin më të mirët te Sigal Prishtina që regjistroi sonte fitoren e katërt në Ligën Ballkanike. Waller shënoi 20 pikë dhe 3 topa të vjedhur, derisa Kieza shënoi 8 pikë, morri 6 kërcime dhe pati 2 bllokada. 

Në anën tjetër te Peja Samir Shaptahovic dhe George Odufuwa me efiçencë 20 ishin më të rëndësishmit për ekipin e tyre. Shaptahovic shënoi 23 pikë dhe asistoi 4 herë, derisa pati 3 topa të humbur dhe 4 vjedhje topi. E Odufuwa shënoi 7 pikë, derisa kërceu 12 herë me sukses nën kosh si dhe regjistroi 2 vjedhje topi. 

Me këtë fitore Sigal Prishtina tani ka pikë të njejta si Kumanova e Kozuvi në krye të tabelës, derisa Peja mbetet e fundit dhe ekipi i vetëm pa fitore në arenën ballkanike. 

Tabela aktuale.



Statistikat ekipore

Sigal Prishtina Peja
Çereku i parë 26 15
Çereku i dytë 9 16
Çereku i tretë 5 19
Çereku i katërt 21 11
Vazhdimi i parë 11 9
Kërcime 27 35
Asistime 12 11
Bllokada 3 2
Topa të vjedhur 5 12
Topa të humbur 23 19
Tentime për tre pikë 7/24 7/27
Tentime për dy pikë 14/29 18/38
Tentime nga gjuajtjet e lira 23/35 13/18


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Tay Waller 20 pikë 2 kërcime
2 Dardan Berisha 14 pikë 2 kërcime 2 asistime
3 Blerim Mazreku 12 pikë 1 kërcim
4 Aurimas Kieza 8 pikë 6 kërcime 1 asistim/ 2 bllokada
5 Alban Veseli 7 pikë 1 kërcim
6 Muhamed Hasani 5 pikë 6 asistime 2 kërcime
7 Edmond Azemi 4 pikë 2 kërcime
8 K'Zell Wesson 2 pikë 9 kërcime 3 asistime


Statistikat individuale te Peja

1 Samir Shaptahovic 23 pikë 4 asistime 2 kërcime
2 Gerti Shima 17 pikë 5 kërcime
3 Fred House 10 pikë 6 kërcime
4 Drilon Hajrizi 10 pikë 4 asistime 3 kërcime
5 George Odufuwa 7 pikë 12 kërcime 3 asistime
6 Teo Simovic 2 pikë 5 kërcime
7 Fahri Breca 1 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League