NDESHJA E MBETUR
Besa-Prishtina nuk zhvillohet
7 May, 2014 @9:49
Ndeshja e mbetur e xhiros XXV të Superligës, Besa - Sigal Prishtina, nuk do të zhvillohet sonte, ashtu siç ishte përcaktuar.
Për shkak të krizëz financiare që po përjeton ekipi pejan dhe mosmarrjes së mbështetjes së premtuar nga Komuna e Pejës me kohë, ata kanë njoftuar FBK-në dhe opinionin se kjo ndeshje nuk do të mund të organizohet dhe Sigal Prishtina pritet që ta merr këtë ndeshje me rezultat zyrtar 20-0.
Me këtë ndeshje të pazhvilluar Besa ka përfunduar stinorin e parë të saj në Superligë, duke përfunduar në vendin e gjashtë.
E Sigal Prishtina tashmë ka edhe një ndeshje ndaj Kastriotit për ta zhvilluar për të përfunduar stinorin e rregullt në vendin e parë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.