PRISHTINA E DOKUZOVSKIT
Humbja më e thellë e stinorit
5 May, 2014 @22:32
Sigal Prishtina ka treguar sonte lojën më të dobët prej se në krye të saj është trajneri maqedon, Marin Dokuzovski.
Ekipi nga kryeqyteti nuk arriti t’i bëjë ballë mbrojtjes së fortë të Pejës dhe u mposht me rezultat 80-66 nga ekipi pejan.
Pikërisht kjo humbje me 14 pikë epërsi, ishte humbja më e thellë e Prishtinës në këtë stinor.
Përveç saj, Prishtina pësoi edhe humbjen e parë në Superligën e Kosovës nën drejtimin e trajnerit maqedon.
Me Dokuzovskin Prishtina më parë ishte mposhtur vetëm në Final Four të Ligës Ballkanike, përkatësisht nga Galil Gilboa në gjysmëfinale (86-74) dhe më pas nga Balkani në ndeshjen për vend të tretë (73-79).