Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Gjysmëfinalet në NBA

Gjysmëfinalet në NBA


5 May, 2014 @11:56

Play Offi i sivjetëm në NBA, është duke sjellur një garë fenomenale ndërmjet skuadrave.

Gjatë serive në raundin e parë, ka pasur plotë ndeshje që fituesi është caktuar në vazhdime, pastaj për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, në pesë seri të ndeshjeve, është dashur që të luhet ndeshja e shtatë.

Pra asnjë skuadër nuk po dorëzohet lehtë sivjet, përpos Charlotte Bobcats që u deklasua nga Miami Heat me rezultat 4-0.

Miami në gjysmëfinale do të përballet me Brooklyn Nets, ku gjatë stinorit të rregullt, Heat nuk arriti të fitojë asnjëherë kundër skuadrës së Jason Kiddit.

Ndërsa në Perëndim, përballja ndërmjet Oklahomës dhe Los Angeles Clippersit, pritet të jetë mjaftë interesante dhe atraktive, që të dyja skuadrat kanë dalur nga një seri prej shtatë ndeshjeve.

Përballjet në Lindje:

Indiana Pacers - Washington Wizards

Miami Heat - Brooklyn Nets

Përballjet në Perëndim:

San Antonio Spurs - Portland Trail Blazers

Oklahoma City Thunder - Los Angeles Clippers

Tabela


 
Të gjitha lajmet nga NBA