PAUL
Clippers ia “Chris” Oklahomës
6 May, 2014 @11:27
Skuadra e trajnerit Doc Rivers, fitoi një ndeshje me rëndësi shumë të madhe duke e mposhtur Oklahoma City Thunderin në Chesapeake Energy Arena.
Clippers e mposhti kundërshtarin me lehtësi 122-105, të cilët nuk e kishin pritur as vetë këtë, ngase Oklahoma është një skuadër e fuqishme.
Rolin kryesor në fitoren e skuadrës nga Hollywoodi e luajti Chris Paul, i cili shkëlqeu me 32 pikë e 10 asistime, gjithashtu luajti me një përqindje tepër të lartë të saktësisë.
Tek Oklahoma, yjet mbetën të shuar, ku Russell Westbrook shënoi 29 dhe Kevin Durant 25 pikë, që nuk mjaftuan kundër Clippersit.
Ndeshja e dytë, do të luhet përsëri në Chesapeake Energy Arena, më 7 maj.
Video
Chris Paul