PAS INCIDENTIT
BIBL dënon Trepçën
13 January, 2017 @15:53
Liga Ballkanike (BIBL) ka bërë të ditur dënimin për Trepçën, për shkak të ndeshjes së ndërprerë ndaj Pejës në duelin e pardjeshëm.
Duke i shqyrtuar raportet e zyrtarëve të ndeshjes, por duke marrë parasysh edhe aspektin garues për të mos ndikuar në renditjen përfundimtare të garave janë marrë këto vendime:
1. Trepça humb ndeshjen 20-0, por merr pikën e humbësit.
2. Për shkak se ka pasur lojtarë të lënduar dhe anëtar të qëlluar, ipet maksimumi i dënimit prej 5 mijë eurove.
3. Numër i limituar i shikuesve për ndeshjen e radhës së Trepçës si vendas, maksimumi 300. Mund të ulen vetëm në pjesën e tribunës përballë bankave të ekipeve.
Kjo është gjendja aktuale e tabelës pas kthimit të pikës për ekipin mitrovicas. TABELA AKTUALE
Sipas rregullave zyrtare të BIBL, në raste të tilla, klubi nuk mund të garojë pa deponuar shumën e plotë të gjobës së shqiptuar në arkën e BIBL.
KB Trepçës i është afat deri të martën më 17 janar 2017 në ora 12:00, për të deponuar mjetet në llogari të BIBL.
Në fund, BIBL ka shkruar se beson që ky lloj incidenti nuk do të ndodh më asnjëherë në kuadër të BIBL në përgjithësi e në Kosovë në veçanti.