MEDIA

BIBL pret FBK-në, për Pejën
22 July, 2015 @14:19
E përditshmja Koha Ditore ka siguruar letrat e shkëmbyera ndërmjet kreut të FBK-së, Erolld Belegu dhe drejtorit të BIBL, Shay Shtriks, të datave 20 dhe 21 korrik, ku është vërejtur një komunikim i tensinouar ndërmjet dërguesve të letrave.
I gjithë ky tensionim, ka shkruar ndër të tjera gazeta në fjalë, ka ndodhur për shkak se BIBL po e pret nominimin e KB Pejës për pjesëmarrje në Balkan League nga FBK-ja. E, FBK në anën tjetër, ende nuk e ka bërë këtë edhepse publikisht është shprehur se ‘Peja e meriton ligën ballkanike”.
Deri më tani sipas artikullit në gazetë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë nominuar për këtë ligë, derisa çështja e Pejës pritet të sqarohet në ditët në vijim.
Më tej në artikull citohet Shtriks t’ia ketë kujtuar Belegut ‘dorën e ndihmës’ që i kishte dhënë ai FBK-së, kur kjo e fundit nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht. Kurse Belegu duke i falenderuar për ndihmën i ka kujtuar atij se nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të FBK-së.